Pasi miratoi arrestimin e kundërshtarit politik, Rama nxiton të publikojë 'festën' me diplomatët gojëkyçur në Tiranë

Pasi miratoi arrestimin e kundërshtarit politik, Rama nxiton të publikojë 'festën' me diplomatët gojëkyçur në Tiranë

14:44, 21/12/2023
A+ Aa A-

Pasi ka votuar për arrestimin e kundështarit të tij politik, Edi Rama, ka nxituar të publikojë 'festën' që ka bërë me diplomatët gojëkyçur të pranishëm në Tiranë.

Pas një seance të shëmtuar të Parlamentit, ku votoi arrestimin e kreut të opozitës, Edi Rama është bërë sot zyrtarisht Enveri i dytë shqiptar, duke eleminiuar me mjete ekstraligjore dhe politike kundërshtarin e tij.

Pas vendosjes së Gjykatës Kushtetuese nën thundrën e tij, ashtu siç ka bërë me SPAK, Rama i ka vënë goshzhdën e fundit arkivolit të pluralizmit në Paralament, të cilin e ka kthyer në noter të dëshirave dhe ambiecieve të tij të pakushtëzuara për pushtet.

Fill pas këtyre veprime, të ngjashme me diktarorë si Putini, Rama ulet në tryezën e ambasadorëve dhe i gostit ata duke u mbyllur gojën dhe blerë heshtjen e tyre. 

“Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.

Megjithatë nuk është shumë e vështirë që kjo dhunë të zgjasë për shumë kohë. Më lini të uroj që Viti i Ri të jetë përfundimi i të gjithë vuajtjeve. Uroj që të sjellë dritë dhe paqe për ukrainasit, që po luftojnë kundër trupave ruse.

Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e një viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre.

Deri jo shumë kohë më parë, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ka qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk  marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco