Osmani: Serbia s’mendon mirë, por jemi të gatshëm për çdo skenar

Osmani: Serbia s’mendon mirë, por jemi të gatshëm për çdo skenar

13:40, 20/12/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi është i gatshëm për çdo skenar të Serbisë. Ajo ka thënë se është ne kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.

E pyetur për ndonjë sulm të mundshëm, Osmani ka thënë se dihet që Serbia nuk mendon e nuk planifikon ndonjë gjë për mirë.

“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t'i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë. Me rëndësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar", deklaroi Osmani.

Osmani edhe njëherë përsëriti se pritja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për takim me të ka qenë veç çështje minutash për arsye protokollare.

"Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni më i lartë në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë. Por jo vetëm të diskutojmë por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t'i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës. Por kjo është zgjidhje e tyre. Natyrisht që kurdo që ata dëshirojnë që të takohemi në mënyrë që të unifikojmë qëndrimet për këto tema që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët tanë, për të ardhmen tonë, si presidente e vendit jam e gatshme t'i takojë", ka thënë ajo, transmeton KP. 

Haradinaj e kishte braktisur takimin me arsyetimin se Osmani u vonua në takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco