Akuzohet për korrupsion për zgjedhje, GJKKO nis gjykimin për Edison Memollën

Akuzohet për korrupsion për zgjedhje, GJKKO nis gjykimin për Edison Memollën

13:15, 20/12/2023
A+ Aa A-

GJKKO ka nisur gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij.

Kujtojmë se akuza ndaj tij u ngrit pasi u probuan favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rasti u denoncua më 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërprsite dritat një familjeje debitore sa ti merrte votat, e madje i konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagese, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mospenalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sa të kalonin zgjedhjet.

Në seancën e ditës së sotme u vendos që të nis gjykimi edhe për tre persona të tjerë:

Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal;
Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal;
Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco