Berisha publikon dokumentin: Arben Kraja dënoi të riun shkodran në 1990 pse nuk pranonte moralin komunist!

Berisha publikon dokumentin: Arben Kraja dënoi të riun shkodran në 1990 pse nuk pranonte moralin komunist!

12:21, 20/12/2023
A+ Aa A-

"Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare". Me këto fjalë e nisi konferencën e sotshme për shtyp, Kryetari i PD, Sali Berisha.

"Ajo përbën dhunimin më flagrant të të ligjeve të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë, - tha ai, - Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve.

Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist.

Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.

Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në çdo lloj mënyre, ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme i njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliard euro në 30 vite nga ai vetë dhe Edi Rama."

Arben Kraja mbaroi shkollën e sigurimit natën, aq pasion e ka pasur spiunimin

Berisha: Ai dokument fakton se Arben Kraja ka dënuar për një vepër penale ideologjike dhe ka vepruar mbi bazën e doktrinës së sigurimit të shtetit dhe e ka bërë këtë akt në vitin 1990, në korrik, ka mundësi që neni i agjitacionit dhe propagandës ka qenë i abroguar nga Ramiz Alia.

Këtu ka tendenca të rehabilitojnë Enver Hoxhën, por askush nuk mund të mohojë dokumentin. Dhe dokumenti do të ishte krejt tjetër qëndrimi, nëse ai do thoshte se ky njeri është i pafajshëm, por e ka mbajtur fajtor dhe thotë se e lehtësova, nuk ka turp më të madh.

Pra, është një falsifikim. Ky dëshmon edhe njëherë se si funksionon ai autoritet, se çfarë përfaqëson ai autoritet aty.

Së dyti, Kraja është sulmuar nga unë sepse në kundërshtim me ligjin, ai qëndron në detyrë, pikërisht se i kanë ekzoneruar aktet. Ai jo vetëm ka qenë një oficer i sigurimit, ka mbaruar shkollën e sigurimit, dhe e dini se si e ka mbaruar? E ka mbaruar si vullnetar natën. 

Po! Ai në biografinë e tij tregon se ka mbaruar fakultet tjetër, po aq pasion ka pasur për sigurimin dhe hetuesinë dhe është futur dhe e ka mbaruar natën.

Nuk e dija që sigurimi ka pasur shkollë natën, por ata e kanë pasur pa shkollë, e kanë pasur rrjetin e punonjësve, merrnin nga shkolla, por merrnin edhe të tjerë, dhe këta që i merrnin, i shkollonin.

Ky ka pasur shkollë, ky ka shkuar nga pasioni i tij, ka pasur pasion spiunimin për sigurimin dhe është futur në shkollë.

Mjafton fakti që ka mbaruar shkollën e sigurimit. Turp!

Ligji i lustracionit, Kushtetuta dhe ligji i prokurorisë së përgjithshme, këtë e nxjerrin jashtë shërbimit. Natyrisht këtu ligjet nuk pyeten, ligjet janë Edi Rama dhe ky është një shërbëtor, një mercenar i Edi Ramës që e mban në detyrë.

Edhe pardje thoshte që nuk kam qenë në politikë. Ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës së Shqipërisë. Po këta janë një soj, një racë mashtruesish që kanë bërë atë shkollë, ata shkollën e bënin vetëm për këtë punë."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco