VIDEO/ Iva Grillo: U investua shumë në drejtësi, por ajo tani është në hyqmin e një regjimi

21:52, 19/12/2023
A+ Aa A-

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, aktivistja shqiptare Iva Grillo është shprehur se, aktualisht drejtësia në Shqipëri po përdoret nga pushteti dhe regjimi në vend.

Sipas saj, është krijuar përshtypja se po të jesh në opozitë në Shqipëri, je dikush që nuk ke vlerë, por në fakt të jesh opozitare është shumë e rëndësishme.

‘Impakti kryesor, dhe ajo që ne shikojmë të rëndësishme është artikulimi i të vërtetës. Duke artikuluar atë që njerëzit e thjeshtë nuk e thonë dot, ne i japim mundësi dhe u kujtojmë atyre që kanë të drejtë të pyesin, të vënë në diskutim.

Kemi parë prej kohësh që investohet në drejtësi, me qëllim që drejtësia të jetë e pavarur dhe po shikojmë një drejtësi që është nën hyqmin e një pushteti, një regjimi që nuk po ngopet.

Është mëse e kuptueshme që njerëzit të pyesin, të vënë në diskutim dhe mbi të gjitha ajo që është më kryesorja është të dalin pak nga ai proces, të qenurit i intimiduar.

Në Shqipëri është krijuar përshtypja se të jesh me opozitën e vërtetë, je dikush që në një farë mënyre ose nuk ke vlerë, ose nuk të ecën fjala, ose je i prapambetur.

Nuk është turp të jesh opozitare, është shumë e rëndësishme të jesh opozitare sidomos ë një vend si Shqipëria.

Unë nuk jam anëtare e asnjë partie, por e kam për nder që të asociohem me aksionet e opozitës, të mbroj atë opozitë ashtu siç është, e copëtuar.

Ndoshta në të ardhmen do të kemi opozitë më të aftë, por për momentin kjo është opozita dhe kjo është barriera e vetme ndaj një pushteti. Prandaj këto lloj mesazhesh janë edhe për të dhënë pikërisht këtë, që nuk është turp të jesh opozitar, të pyesësh dhe të kërkosh standarde’, tha Iva Grillo nw SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco