Preçi: SPAK të gjurmojë paratë e deklaruara nga Mërtiri! Grabitja më e madhe bëhet me akte ligjore

18:30, 19/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV, me Sonila Meçon, eksperti Zef Preçi foli për ato që nuk fshehu dot Mirel Mërtiri në intervistën e tij ekskluzive në Çim Peka Live.

Preçi theksoi se SPAK duhet të hetojë shifrat ato të dhëna që kanë dalë, dhe duhet të interpretohen në mënyrën e duhur për të gjurmuar paratë dhe për të shkuar te përgjegjësia.

Preçi: Duhet pranuar se ky është një shërbim që i bëhet, i’a bën media që i’a dha për tu shfaqur, është një presion pozitiv mbi SPAK që duhet ta ushtrojmë të gjithë dhe duhet të japim mbështetje që ato shifra ato të dhëna që kanë dalë, duhet të interpretohen në mënyrën e duhur të tentohet për të gjurmuar paratë pasi nuk ka mënyrë tjetër për të shkuar te përgjegjësia.

Përtej daljes së sforcuar të tij ajo është me kërkesën e tij, mendoj se ka interesa për ta zhvendosur nga problemet e vërteta që ka kjo aferë pasi është vetëm një nga aferat që kanë dalë pasi janë edhe ato në shëndetësisë. Është një ndihmesë për ta avancuar eksplorimin e të vërtetave që shoqërojnë grabitjen e buxhetit të shtetit.

Duhet ta pranojmë që grabitja më e madhe është ajo që bëhet me aktet ligjore, nuk janë ata që dalin me maskë apo ata që grabisin një tender të vogël por këta që bëjnë vendimmarrje të kësaj natyre që çojnë në devijimin për buxhetin për paratë publike.

Po të shikoni kontratën, çmim për ton ka vetëm për mbetjet urbane ndërkohë që për inertet nuk ka çmim. Për inertet është krijuar një monopol me vendimmarrje, janë kushtëzuar firmat e ndërtimit me depozitimin e mbetjeve dhe jo vetëm që i çonin por edhe i blinin.

Jo të gjitha mbetjet kanë shkaur atje dhe ka shërbyer si një burim parash për segmente të tjera të administratës dhe kjo e shpjegon heshtjen që ka administrata e interesuar për këtë minierë që praktikisht shkarkon...

Fakti që janë paguar depozitimi i mbetjeve është largim nga kuadri ligjore pasi është bashkia që cakton vend-depozitimin e mbetjeve urbane sepse jo të gjitha duhet të shkojnë atje.

Dhe më qesharakja është se në vend që me i zbrit nga pagesa për ton sepse kjo është më shumë se pagesa që ka bërë brenda një viti shteti dhe në vend që ti zbriste ka paguar edhe vetë bashkia.

Vazhdimi i kësaj kontrate ngre pikëpyetje shumë të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco