Manjani: Çështja e inceneratorëve është një pazar i prishur diku atje lart

Manjani: Çështja e inceneratorëve është një pazar i prishur diku atje lart

11:00, 19/12/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Për fat të keq sa më shumë rrëmohet në publik për çështjen e inceneratorëve, aq më shumë fshihen disa të vërteta të thjeshta. 

Fjala vjen:

1. Pse u vendos të kalohej në skemën me incenerim?

2. Përse 3 inceneratorë?! A prodhon mbetje mjaftueshëm një vend me 2 milionë banorë efektivë për të mbajtur ndezur 3 inceneratorë?!

3. Inceneratori i Elbasanit nuk punon gjithë kohës se nuk ka mbetje për të djegur apo nuk është ndërtuar mirë?!

4. Inceneratori i Fierit nuk është ndezur se është ndërtuar keq, nuk ka mbetje për të djegur, apo arsye tjetër?!

5. Kush i mori vendimet për incenerim dhe cila ishte marrëdhënia në qeverinë e koalicionit PS-LSI për këtë çështje?!

6. Çfarë raporti politikë-biznes u prish dhe, në ç'moment që loja shpërtheu në sulme publike?!

7. A ishte skema e incenerimit një vorbull financiare?!

8. Po Tirana a u studiua mirë si rast?!

9. Sa korrekte ishin vendimet e shtetit?!

Sigurisht që këtu duhen kërkuar emrat e dëshmitarët publikë.

Pa iu përgjigjur deri në fund e me vërtetësi këtyre pyetjeve, zor se gjendet e vërteta tek zbatuesit e atyre vendimeve. Sa më larg të shkohet në zbatim, aq më shumë fshihet e vërteta. Ata që janë në burg janë fundi i kavallit...

Bindja ime për këtë çështje është se ka qenë një pazar i prishur diku atje lart, në një moment të caktuar, që shpërtheu lojën.  Ai pazar, po të ishte zbatuar, nuk do kishte as denoncues e as të denoncuar. As media nuk do ishte e ndarë në pro e kundër. Por do kishte 3 vendime thellësisht të gabuara që gëlltisnin para publike, ashtu urtë e butë e pa u ndjerë...

Drejtësia penale nuk mjafton për të zbuluar këto vërteta...

Përkundrazi ajo e katandis çështjen në disa bileta avionësh, se kaq mandat ka...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco