Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:00: 15% në Preshevë, mbi 33% në Bujanoc

Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:00: 15% në Preshevë, mbi 33% në Bujanoc

19:26, 17/12/2023
A+ Aa A-

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 16:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 6462 persona apo 15 për qind e tyre.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin, Alban Mehmeti, kryesues i Komisionit Komunal në Luginën e Preshevës.

“Deri në orën 18:00 nga të dhënat që kemi marrë nga terreni nëpër qendra të votimit kanë votuar 6462 persona apo 15 për qind e tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, ka thënë se në këtë komunë deri në orën 18:00 dalja e votuesve është 33.03 për qind.

“Për komunën e Bujanocit, 42 mijë e 786 votues, 59 qendra të votimit, deri në orën 12:00, 8.67 për qind ishte numri i daljes sipas mostrave të marra nga katër vendvotime. Deri në orën 16:00 dalja është 27,46 për qind. Tutje deri në ora 18:00, gjithsej 33.03 % e votuesve kanë dal”, tha ai.

Ndryshe, Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco