Vasili: Kaosi në burgje sepse u përdorën kriminalisht nga Rama dhe Rilindja për vota!

Vasili: Kaosi në burgje sepse u përdorën kriminalisht nga Rama dhe Rilindja për vota!

13:04, 16/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit.

Nga Petrit Vasili:

S'ka asnjë deklaratë apo koment nga llafazani noterik Edi Rama për këtë ngjarje kaq të rëndë si ajo e burgut të Peqinit megjithëse po ky komenton çdo budallëk të botës.

Dhe s'ka asnjë surprizë kjo, që po ndodh në burgje sepse Rama dhe Rilindja e gatuan vetë këtë situate kaq të rëndë dhe skandaloze.

Me burgjet Rama dhe Rilindja bënë pazare votash dhe i bënë burgjet dhe votat e të burgosurve pjesë aktive të manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Rasti i Bashkisë së Rrogozhinës ishte me flagranti, por loja e ndyrë politike me burgjet dhe votat e të burgosurve është e njejtë në të gjitha burgjet e vendit.

Pazare nga më të ndyrat janë bërë dhe bëhen nga rilindja në funksion të manipulimit të votave të të burgosurve përmes premtimeve, shantazhit dhe veprimeve të paligjshme të qeverisë.

Është e natyrshme që në këtë situatë të ndodhin edhe ngjarje shumë të rënda si ajo e burgut të Peqinit ku u vra një i burgosur me një armë zjarri, që kishte hyrë lehtësisht në burg.

Kjo qeverisje e inkriminuar deri në grykë bën pazar edhe me malaviten për të rrëmbyer votat, që nuk i takojnë edhe që nuk i meriton.

Shteti rilindas është peng i krimit dhe ka shkatërruar çdo parametër të shtetit serioz dhe që duhet të respektojë ligjin.

Ngjarja në burgun e Peqinit është vetëm maja e ajsbergut të një situatë nga me të rendat për sigurinë publike dhe atë të zbatimit të ligjit në vend.

Me rilindjen ne pushtet krimi është i lumtur ndërsa qytetarët me të kërcënuar se kurrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco