13-vjetori i liberalizimit të vizave/ Lela: Izolojeni Doktorin dhe opozitën, por dinjiteti, historia dhe faktet mbeten

13-vjetori i liberalizimit të vizave/ Lela: Izolojeni Doktorin dhe opozitën, por dinjiteti, historia dhe faktet mbeten

10:06, 15/12/2023
A+ Aa A-

“Sot është 13-vjetori i liberalizimit të vizave, domethënë i Lëvizjes së Lirë.” -

Me këtë informacion e ka nisur shënimin e tij sot, gazetari dhe zëdhënësi i PD, Alfred Lela, duke iu kujtuar miliona shqiptarëve se 15 dhjetori i vitit 2010 shënon për ta një moment të madh çlirimi në të gjithë aspektet.

“Kujtojini shqiptarët para kësaj date: radhëve të gjata para ambasadave, detrave me kokën në thesin e zi të rrezikut, të bërë dysh para diskriminimeve dhe përçmimeve”, nënvizon Lela më tej, për të ardhur në ditët e sotme, kur Shqipëria duhet të kishte avancuar edhe më shumë drejt Bashkimit Europian dhe lirive të njeriut.

Mirëpo, vëren gazetari, ja absurdi: “13 vjet më vonë, Sali Berishës, njeriut që i priu kësaj përpjekjeje për liri dhe dinjitet, i kërcënohet liria e lëvizjes dhe ajo politike, bash nga pasardhësit e atyre që e mbyllën vendin për 45 vjet me drynin e madh të robërisë.”

E pavarësisht kësaj, situatave që po krijohen me qëllim për bllokimin e opozitës në Shqipëri, themelet që ajo vuri me mundim që në vitet e përpjekjeve për demokraci, nuk prishen dot. “Izolojeni Doktorin dhe opozitën, por dinjiteti mbetet, historia dhe faktet gjithashtu”, gjykon Alfred Lela.

 “Rrugë të mbarë Europës!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco