Berisha: Mosbindja në Kuvend të shoqërohet nga mosbindja qytetare

Berisha: Mosbindja në Kuvend të shoqërohet nga mosbindja qytetare

09:09, 15/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në kryesinë e partisë, shpreh se shqiptarët duhet që të qartësohen se janë  në diktaturë. Gjatë fjalës së tij me anëtarët kryesisë, Berisha tha se, detyra e drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së, është organizimi i mosbindjes civile.

FJALA  E PLOTË:

Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së PD, pas kuvendit të partisë në të cilin ne së bashku votuam një rezolutë si program pune për PD-në, si detyrim programor i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, anëtarësisë së partisë në qëndrimet, përpjekjet tona, në përballjen tonë, me këtë regjim, i cili defakto po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por nga ana tjetër po bën çdo përpjekje për tu mbajtur në pushtet me çdo çmim, me çdo kusht.

Mendoj se rezoluta që miratuam në Kuvend, përcakton shumë qartë të gjithë qëndrimet që ne duhet të mbajmë për të përmbushur misionin tonë, të vështirë, por jetik për fatin e Shqipërisë, të demokracisë shqiptare.

Është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar të PD, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie i degëve tona, çdo anëtare dhe anëtar, të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë e cila ka shpallur si lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile.

Rezoluta konstaton vendosjen e diktaturës, mobokracisë në Shqipëri.

E vërteta është se që këtu fillon puna jonë, sepse njerëz që lëvizin lirshëm, njerëz që ushtrojnë aktivitet biznesi, shesin, blejnë, që prodhojnë nuk e kanë shumë të thjeshtë të konceptojnë se Shqipëria është në një diktaturë.

Por këtyre qytetarëve, politikanëve, mbështetësve, këtyre kundërshtarëve u rikujtoj se koha ka faktuar në mënyrë përfundimtare nuk na ka lënë ne që të analizojmë se diktaturat ekzistojnë edhe me tregun e lirë. Se diktaturat ekzistojnë edhe me lëvizjen e lirë.

Vietnami komunist, shtet i një partie me kushtetutë, Shqipëria shtet pluralist me Kushtetutë, kanë në treguesin e zbatimit të ligjit, Vietnami vendoset 4 shkallë më lart në Shqipëri.

Shqipëria nuk është një diktaturë e bazuar në doktrinën Marksiste-Leliniste, por e bazuar në banda. Nuk gjeni kund kapitalizëm më të egër se në Kinën popullore, por Kina është shtet një partiak me kushtetutë dhe askush nuk dyshon në monopolin e pushtetit nga Partia Komuniste.

Pra është një çështje thelbësore në rrafshin botëkuptimor dhe është detyrë primare e jona, thelbësore e jona, të qartësojmë çdo shqiptar se pse Shqipëria është një diktaturë.

Në këtë vend, i gjithë pushteti është në dorën e një njeriu. Ju garantoj se është më shumë seç ka qenë në vitet e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, më shumë.

Së dyti, në përputhje me rezulotën, duke ju përmbajtur rezolutës së Kuvendit të cilën e votuan në unanimitet delegatët, detyra jonë është të organizojmë, të nxisim frymën e mosbindjes civile, në akte të vogla, të mëdha, por të bindur se vetëm mosbindja civile do të mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kjo diktaturë e cila bazohet kryekëput në mashtrimin dhe dhunën, terrorin ndaj opozitës, medieve, shoqërisë civile, ndaj faktorëve kryesorë të një demokracie.

Propaganda është toksike. Në diktaturën, mobokracinë e Edi Ramës nuk është më pak moniste se në diktaturë, sot propaganda në Shqipëri.

Ju e keni parë, foli sulltani, pushtoi të gjitha ekranet. Një propagandë në të cilën shpenzohen qindra milionë, kështu që përsëri theksoj se për luftëtarët e mosbindjes civile, mjeti kryesor i propagandës mbeten rrjetet sociale.

Ato kanë meritë të jashtëzakonshme, nuk ka censurë, nuk censuron dot.

Pra kërkohet nga çdonjëri prej nesh të arkivojmë qëndrimet opozitare të para mosbindjes civile dhe të kalojmë si opozitë vetëm në mosbindje civile.

Rrugë kjo me sakrifica, por rrugë kjo shumë e sigurt për fitoren tonë.

Ne nuk duhet të mendojmë se do vijë kush të zgjidhë problemet tona. E rëndësishme është që mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm.

Nuk ka mbetur ky mesazh një klithmë e vetmuar në shkretëtirë.

Falë qëndresës dhe akteve të grupit parlamentar të PD, e vërteta është se Brukseli, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv. Por ai ka zgjedhur rrugën tjetër.

Pra, nuk ka asgjë më të rëndësishme në deklaratë sesa pika e parë.

Pika e parë e asaj deklarate është se për të hapur negociatat, Shqipëria duhet të ketë atë që Edi Rama po e mbyt.

Natyrisht me qartësi të kristaltë e ka shprehur në një hark kohor 1-mujor qëndrimin e vet, Komisioni Europian, qoftë me raportin për Shqipërinë, qoftë me deklaratën direkt të zyrës së zotit Borrel për zhvillimet në parlamentin shqiptar.

Por është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare. Të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare.

Nuk ka integrim me Edi Ramën. Lexoni shtatë pikat. Asnjëra nuk mund të realizohet nga ai. As më e thjeshta që është censusi!

Rrëmbehen gazetarë në një kohë kur liria e medias është çështje kryesore në deklaratë.

Nuk ka shpresa, kjo e bën përgjegjësinë tonë edhe më të madhe.

Kjo kërkon që opozita, PD, të ndërmarrë çdo veprim, çdo akt për zbatimin e rezolutës së miruar nga Kuvendi Kombëtar i fundit i saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco