Përplasjet/ Balliu: Është koha për këdo, të ndajë mendjen, o me Shqipërine o me qeverinë

Përplasjet/ Balliu: Është koha për këdo, të ndajë mendjen, o me Shqipërine o me qeverinë

13:16, 14/12/2023
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në PD,  Klevis Balliu ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook,  mbi tensionet dhe përplasjet e sotme në Kuvend, teksa bën thirrje që është moment që njerëzit të ndajnë mendjen nëse janë me Shqipërinë apo me qeverinë.

‘Të rreshtohemi krah atdheut tonë dhe të luftojme me gjithë forcat tona në sheshe dhe të largojmë çdo palaço të politikes të kësaj qeverie’, shkruan Balliu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

O me Shqipërine, o me qeverinë.
Sulmohet opozita, dhunohet deputeti, shkaterrohet parlamenti,merret peng gazetari, dhunohet qytetari lirohet hajduti,leviz i lire dhunuesi, respektohet trafikanti vlersohet tutori.
Kjo eshte qeveria sot por shqiperia s’munde te jete keshtu.

Te dyja s’mund te jene sepse sot qeveria dhe shqiperia jane ne nje lufte te hapur per mbijetese.
Te rreshtohemi krah atdheut tone dhe te luftojme me gjithe forcat tona ne sheshe dhe te largojme cdo palaco te politikes te kesaj qeverie.
O me shqiperine o me qeverine.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco