Burimi: SPAK vërtetoi se e kishte totalisht gabim masën e parë

10:55, 13/12/2023
A+ Aa A-

Genc Burimi i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi kërkesën për ndryshim të masës së arrestit ndaj Berishës, ku pohoi se kjo përpjekje tregon dhe njëherë se SPAK e kishte totalisht gabim masën e parë.

Kemi të bëjmë me një amatorizëm të SPAK , të pashoq, një improvizim që nuk ka fjalë për ta cituar sepse SPAK me këtë kërkesë që bëri tregoi se herën e parë e kishte totalisht gabim, që po tallej ne njëfarë mënyre me atë besim që ju kishte dhënë Kushtetuta dhe taksapaguesi , me nota shumë të larta.

Dhe, herën e parë ishin në një kundravajtje totale me Kushtetutën .

Jo të gjithë e pranonin por dhe këmbëngulnin dhe me aktin e djeshëm ata treguan dhe njëherë se e kishin shumë gabim.

Tani mund të thonë gjithçka, që Berisha refuzoi etj etJ, por fakti është se në këtë moment po i kthehemi rrugës së normalitetit, një rrugë qe Berisha nuk e kundërshton, por deri tani SPAK-u e kishte totalisht gabim, dhe na fyu inteligjencën kur na tha se gabonim ne, analistët, juristët.

Të jemi në duart e kësaj drejtësie që është amatoreske,  kjo është gjithçka çfarë më frikëson mua!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco