Nuk ka datë për negociatat/ Brukseli: Dialogu politik mbetet thelbësor

Nuk ka datë për negociatat/ Brukseli: Dialogu politik mbetet thelbësor

10:49, 13/12/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian nuk vendos datë për hapjen e kapitujve për Shqipërinë.

Dy duket se dy janë çështjet kryesore, ndërhyrja e Greqisë për dosjen “Beleri”, por edhe situata politike ne vendin tone.

Në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE theksohet se:

“Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”.

Kujtojmë se opozita po proteston prej kohësh në Kuvend duke kërkuar rivendosjen e të drejtave kushtetuese.

Nga ana tjetër, qeveria dhe mediat pranë saj po përpiqen ta paraqesin këtë si një bllokim të padrejtë nga Greqia.

Megjithatë, Athina thotë se qeveria shqiptare po shkel të drejtat themelore për një vend demokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco