Kuvendi aksion kundër opozitës/ Lela: Koncert i mazhorancës për të goditur hapur opozitën

Kuvendi aksion kundër opozitës/ Lela: Koncert i mazhorancës për të goditur hapur opozitën

17:34, 12/12/2023
A+ Aa A-

Drejtori i medias në Partinë Demokratike Alfred Lela e ka cilësuar aksionin e Kuvendit dhe SPAK kundër kopozitës si një koncert për të goditur hapur opozitën.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me Edvin Parrucën, Lela shprehet se mazhoranca kërkon t’i caktojnë lidershipin opozitës. Ai shprehet se pavarsisht të sulmeve të njëpasnjëshme, opozita vazhdojë ta bëjë jetën politike të saj.

“Unë nuk e di nëse ka qëllim apo rastësi por dyshimi gjithsesi mbetet dhe është që a mos është ky njën koncert i organizuar kundër opozitës. Rastësia që SPAK-u i sjell Kuvendit kërkesën për ndeyshim të masës ndaj liderit të opozitës dhe ndërkohë këshilli i mandateve mundëson paketën e dënimeve të opozitarëve të tjerë me dy muaj ose një muaj në varësi të shkeljeve, dy goditje në një ditë ndaj opozitës  për ti trajtuar si rastësi do të ishte fatlumësi.

Do të mbetet të shihet në vijim por mua më duket një koncert i së keqe i dizajnuar për të goditur frontalisht dhe hapur opozitën e këtij vendi.

Opozita është duke bërë jetën e vetë politike pavarsisht kundërtarit. Aksioni tjetër i opozitës në Parlament është një kushtëzim, është një detyrim përcaktim sepse aksioni i radikalitetit ka ardhur  ne e dimë shumë mirë pas çfarë, pas refuzimit të komisionit parlamentar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco