Ferruni: Inceneratori i Tiranës nuk ka ekzistuar kurrë, që në vitin 2017 kam thënë se është një aferë

Ferruni: Inceneratori i Tiranës nuk ka ekzistuar kurrë, që në vitin 2017 kam thënë se është një aferë

17:00, 12/12/2023
A+ Aa A-

Eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv ka treguar me detaje sesi inceneratori i Tiranës nuk ka qënë ekzistent që në fillim.

Ai tregon se konceptimi i një inceneratori nuk ka qënë në plan, por ajo çka kanë dashur të bëjnë përmes këtij inceneratori inekzistent është rritja e kostos së landfillit.

“Po të ishte ndaluar që në inceneratorin në Elbasan këto milionat nuk do kishin ikur, do ishte bërë një zgjidhje. Është diskutuar pafund për çështjen e procedurave, shkeljeve, tvsh-ve etj dhe unë kam pasur gjithmonë shqetësimin se ky ekonomisti i parë më i thjeshti që sa ka mbaruar shkollën gjëja e parë kur atij i vjen një studim që ai duhet të japë një mendim e të firmosi duhet të shoh se përpara ka një incenerator, ka një kapacitet prej 200 ton në ditë.

Meqë nuk ka eksperiencë në Shqipëri të shohin sa është çmimi i inceneratorit me kapacitet 200 ton në ditë për të gjeneruar energji elektrike. Nëse i referohesh çmimit ndërkombetar, siç kam bërë unë dhe unë menjëherë krijova përshtypjen që këtu kemi të bëjmë me një aferë, që në 2017-tën. Nëse i referohesh çmimit ndërkombëtar del se ky çmim i inceneratorit është 4-5 herë më i shtrenjtë sesa ky që është vënë në studimin e fizibilitetit. Konkluzioni është që në fillimin e fizibilitetit kemitë bëjmë me një aferë, nuk kemi një incenerator. Nuk është se ne kishim inceneratorin në plan por dikush mashtroi dhe tani nuk e kemi.

Nuk e kishim që në fillim që kur kemi bërë letrat, ky është problem shumë i madh.  Ata që e kanë konceptuar nuk e kanë pasur fare në plan. Është montuar diçka aty për të rritur koston e landfillit. Është një situatë e vënë përpara një përgjegjësie jashtëzakonisht të madhe në shtetin shqiptar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco