Gjokutaj: SPAK kërkon të zëvendësojë një masë të paligjshme me një masë të pavlefshme për të sfumuar çështjen e inceneratorëve

15:44, 12/12/2023
A+ Aa A-

Avkati Genc Gjokutaj, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj kreut demokrat, Sali Berisha.

Gjokutaj u shpreh se kjo kërkesë, vërteton dhe njëherë se SPAK ka qenë në dijeni për shkelje e kryera që në masën e parë.

Kjo kërkesë drejtuar drejtuar Parlamentit vërteton edhe njëherë katër-cipërisht që SPAK ka qenë koshient herën e parë për shkeljen që ka kryer, për mosmarrjen e autorizimit  nga ana e Parlamentit, për masat që janë marrë më përpara.

Sigurisht që po të lexohet në ligjëratë të drejtë është gramatikisht e qartë, thuhet që: Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit, të arrestit me burg, ose në shtëpi, heqje e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontroll i banesës, etj etj, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi.

Pra nuk është arsyetimi i SPAK dhe GJKKO në rastin e parë që vetëm arresti me burg ose arresti në shtëpi janë kufizim lirie, por ka dhe forma të tjera të tjera të kufizimit të lirisë siç është detyrimi për paraqitje apo ndalimi i daljes jashtë vendi.

Si avokat i çështjes, Gjokutaj u shpreh se gjithë procesi është i nisur në paligjshmëri çdo procedurë tjetër e vendosur mbi këtë procedurë të pavlefshme, sjell si pasojë pavlefshmërinë e këtyre tentativave që avokati i quan 'juridiko-politike' të SPAK, me qëllimin për të rënduar pozitën e Berishës.

SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi, në kushtet e mosdhënies së autorizimit SPAK nuk mund të veprojë por dhe nëse do e marrë autorizimin kjo procedurë do kalojë në gjykatë.

Vetëm një gjë duhet të dini, të zëvendësosh një masë të pavlefshme, sepse është një masë shtrënguese e cila detyronte SPAK-un në atë kohë për të shkuar në Kuvend, ta zëvendësosh me një masë tjetër nëpërmjet kalimit të Kuvendit...

Imagjinoni nuk mund të lindë një gjendje e ligjshme kur masa e cila duhet të zëvendësohet sipas arsyetimit të SPAK është e pavlefshme.

 Pra çdo kufizë, thotë matematika, që është zero që është vendim i shkallës parë, i shumëzuar me çdo lloj shifre tjetër, prodhon zero.

Pra i gjithë ky proces që ka nisur në pavlefshmëri absolute të masës së sigurimit dhe vendimeve që kanë caktuar atë  dhe çdo procedurë tjetër e vendosur mbi këtë procedurë të pavlefshme, sjell si pasojë pavlefshmërinë e këtyre tentativave juridiko-politike të SPAK për të rënduar pozitën e Berishës.

Ndërsa përsa ju përket arrestimeve të bujshme nga SPAK, mbi çështjen e inceneratorëve, Gjokutaj u shpreh se SPAK vepron me një 'regji politike'.

Unë e kam thënë dhe do e them  që SPAK vepron me një regji politike, është thjeshte dhe vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga afera korruptive e vjedhjes së shekullit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Ju shikoni se si përkojnë në kohë, séance gjyqësore -me séance pyetjeje në SPAK të personave, për të krijuar imazhin e rremë që SPAK është i pavaruar.

Ndërkohë që gjykohet një individ nga opozita, ndërkohë thirret një nga mazhoranca, për të krijuar atë iluzionin dhe bindjen optike se SPAK nuk pyet për përkatësi partiake kur e vërteta është krejt ndryshe.

Ju shikoni sjelljen, agravimin e masës së sigurisë sipas SPAK,  është thjeshte dhe vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga afera korruptive e vjedhjes së shekullit, të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco