Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Basha krenohet me arritjet e Berishës dhe feston me njerëzit e Taulant Ballës e Erion Veliajt

Basha krenohet me arritjet e Berishës dhe feston me njerëzit e Taulant Ballës e Erion Veliajt

20:10, 11/12/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka organizuar ditën e sotme një “festë” për 33 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, simbolet e së cilës ia ka lënë në dorë gjykata politike e Edi Ramës.

Mirëpo, Edi Rama nuk i ka lënë vetëm simbolet e PD Lulit në dorë, por e ka markuar atë edhe me dy patronazhistët e tij më besnike, Taulant Ballën dhe Erion Veliajn, të cilët sa herë i duhet Ramës ta shfaqë pengun e tij në publik, i çojnë njerëz nga administrata publike për t’i mbushur sallën.

Pa anëtarë partie, pa deputetë, i vetëm mes patronazhistëve, shumica njerëz pa lidhje dhe memorie me historinë e PD, Basha është krenuar para tyre për arritjet e Partisë Demokratikë në kohën që ajo drejtohej nga Sali Berisha, sidomos për periudhën 2005 – 2013, kohë kur PD ishte në pushtet dhe ekzekutivi udhëhiqej nga kreu i partisë, Berisha.

Gjatë kësaj periudhe, nën lidershipin e Sali Berishës, Shqipëria bëri hapa të jashtëzakonshëm përpara siç ishte anëtarësimi i vendit në NATO, liberalizimi i vizave dhe pritja për herë të parë në historinë e Shqipërisë të një presidenti të ShBA në vendin tonë, nga ku edhe mori udhë dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Të gjitha këto arritje të Partisë Demokratike si forcë qeverisës mbajnë firmën e Sali Berishës, dhe Luli në gjithë këto arritje ka qenë thjeshtë një nga 10-15 ministrat e kabinetit, e një nga 140 deputetët e Parlamentit.

 Por siç thotë edhe një fjalë e urtë, “Kur s’ke turp, bëj e thuaj çfarë të duash”.

Dhe këtë ka bërë Luli teksa është mburrur me arritjet e Berishës para njerëzve të Ballës e Veliajt:

“Në këto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pësuar shumë, por edhe kemi mësuar shumë!

Logon dhe firmën e partisë sonë e mbajnë mbi ngjarjet të rëndësishme për Shqipërinë. E mban anëtarësimi në NATO, prej të cilit të gjithë ju bashkëqytetarë ndiheni sot më të sigurtë. E mban levizja e lirë pa viza kudo në Europë, një ëndërr e bërë realitet për miliona shqiptarë. E mbajnë projekte të mëdha infrastrukturore anëmbane vendit, të cilat ju të dashur qytetarë i përdorni përditë.”- u shpreh Luli në fjalën e tij.

Për këdo që ka memorie, Luli gjatë asaj periudhe për të cilën mburret, shumë – shumë ka qenë një Lej Fen që për arritjet e kohës mund të thoshte, “Përse të mos jem edhe unë një tullë?”, siç thoshte Lej Fen-i dikur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco