Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Deputetët e PS tallje me projektligjet online - Çyrbja ia plas të qeshurës gjatë relatimit

14:28, 11/12/2023
A+ Aa A-

Pas vendimit të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës për të zhvilluar mbledhjet e Komisioneve në zoom, sot është shënuar një tjetër akt papërgjegjshmëri në trajtimin e ligjeve dhe marrëveshjeve me shtetet e tjera. Teksa diskutohej mbështetja financiare nga Gjermania për projektin e ujerave, deputetët socialist e kanë trajtuar këtë projekt, me të qeshura e deri në tallje.

Syri tv

Jo vetëm online dhe në shkelje të ligjit dhe rregullores, por Partia Socialiste duket se ka ulur konsideratën për Kuvendin deri në tallëse. Një situatë sa qesharake aq edhe e trishtë ka ndodhur sot në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Jurgis Çyrbja teksa ka relatuar një marrëveshje financiare me Gjermaninë, ka shpërthyer në të qeshura duke sjellë ndërprerjen e seancës.

Por edhe pse bëhet fjalë për një marrëveshje financiare në miliona euro, trajtimi që po i bëhet këtyre fondeve por edhe ligjeve kanë përfunduar në tallje, kjo edhe për shkak të vendimit të Lindita Nikollës dhe Edi Ramës që i ka kaluar diskutimet online. Por sikur të mos mjaftonte kjo, relatimi i projektligjit u bë nga deputeti tjetër, Denis Deliu, i cili e justifikoi këtë situatë tallëse të Kuvendit me defekt teknik.

Ndërsa sot deputetët gajaseshin teksa relatonin ligje, në të shkuarën nuk kanë munguar rastet, kur deputetët socialist janë futur në mbledhje nëpërmjet zoomit, duke bërë vrap nga liqeni me veshje sportive, apo edhe nga makina teksa iknin me pushime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco