VIDEO/ Aktivistët hidhen në protestë: Pse SPAK nuk po heton Erion Veliajn?

10:50, 11/12/2023
A+ Aa A-

Një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë nisur një protestë përpara dyerve të SPAK, duke kërkuar hetimin e Erion Veliajt për çështjen e inceneratorëve.

Shumë prej atyre që protestojnë, janë prekur nga veprimet e paligjshme të Erion Veliajt. Disa prej tyre thanë se iu janë shembur banesat nga Erion Veliaj.

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive,” thanë aktivistët.

“Porositësi kryesor i kësaj afere të madhe korruptive është Erion Veliaj dhe ne nuk mund ta mbulojmë diellin me shoshë,” tha një aktivist, duke iu referuar aferës së inceneratorëve.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është drejtësi e shtrembër,” tha Nënë Liza, e cila u bë simbol i protestës te ‘5 Maji’.

“Të vijë Erion Veliaj te '5 Maji', të shohë se si është rruga, po kalojmë nëpër baltë. Dua shtëpinë, jam 80 vjeçe. Nuk kam ku mbledh fëmijët e mi, jemi 14 vetë. Veliaj dhe Rama të bëjnë vitin e ri. Deputetët marrin nga 5 milionë, unë 100 mijë lekë. SPAK të nisë nga kryet. Pa firmën e Ramës dhe Veliajt, nuk bëhej kjo gjë. Për popullin nuk flet kush. Bëhen 2 vite që në janar, që jam jashtë shtëpie. I bëj thirrje Amerikës, shteteve të huaja që të na përkrahin. Kur vijnë të huajt, shtrojnë tapetin e kuq, por për shqiptarët kanë shtruar tapetin e zi”, tha Nënë Liza.

Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës, Erion Veliaj dhe Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco