31 DITË SOT/ Syri.net sfidon gjyqtaren politike: Irena Gjoka, a jeni shkarkuar nga detyra në vitin 1996?

31 DITË SOT/ Syri.net sfidon gjyqtaren politike: Irena Gjoka, a jeni shkarkuar nga detyra në vitin 1996?

07:12, 08/12/2023
A+ Aa A-

Sot është dita e 31-të që ‘Syri.net’ dhe opinoni publik vazhdojnë të presin një reagim nga gjyqtarja politike, Irena Gjoka, për të sqaruar pozicionin në procesin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe konfliktin e hapur të interesit në këtë çështje.

E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe mediat se është shkarkuar nga ish-Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Gjoka vijon të heshtë.

SYRI ka hulumtuar dosjen e vetingut të Gjokës dhe rezulton se ajo e ka fshehur faktin e shkarkimit nga detyra dhe motivin e shkarkimit.

Sfida për Irena Gjokën vijon:

A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin 1996?

A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim?

Pse ua keni fshehur organeve të vetingut këtë informacion?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco