Analisti Sulo: Rama ka djegur Kushtetutën

Analisti Sulo: Rama ka djegur Kushtetutën

22:45, 07/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e emisionit “Open”, komentoi kaosin në Kuvend dhe aksionin opozitar parlamentar.

Sulo u ndal te përjashtimet e disa prej deputetëve të opozitës, ku tha se mjetet dhe format e përdorura nuk janë të duhurat, ndërsa shtoi se në 31 vite sa herë që kërkohej ngritja e një komisioni hetimor, ajo e drejtë jepej.

Ndër të tjera ai tha se kryeministri Edi Rama ka djegur vetë Kushtetutën, dhe se mohimi i të drejtës për ngritjen e komisioneve vjen pas çështjes së inceneratorëve dhe të ‘McGonigal’.

“Duhet të jetë rasti i rrallë në botë që të prishesh tavolinën e Kuvendit. Janë mjete të  një kohe tjetër, edhe format. Njëkohësisht janë qesharake që tregojnë se ku është katandisur parlamentarizmi. Rama ka djegur Kushtetutën.

Ka 31 vite Parlament pluralist, por ama sa kërkohej komisioni hetimor, ai jepej. Pas inceneratorëve, ku kryeministri në ato dëshmi ka dorë ngado, janë nerva të zbuluar në dosje. Ne kemi bllokimin e komisioneve hetimore.

Çfarë mohohet tjetër? Mohohet koncesioni në shëndetësi, mohohet ‘McGonigal’.

Opozita të përballet, të dalë në rrugë, të ftojë njerëzit, nëse populli i përgjigjet… Ta shohë. Këto janë aktet e fundit. Nuk jam dakord me deputetin Shehin. Parlamenti është fasadë, s’ka vlerë”, u shpreh analisti Sulo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco