VIDEO/ Berisha-Shkullakut: Largimin e drejtuesve kryesor të PD-së nga lista në 2017, e mora vesh nga media

21:43, 07/12/2023
A+ Aa A-

Për analistin Armand Shkullaku, qarja e madhe e PD-së u bë që në vitin 2017, kur Lulzim Basha në listën për deputetë largoi thuajse të gjithë kupolën drejtuese të Partisë Demokratike.

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku ka pyetur kryetarin e PD-së, Sali Berisha, nëse kishte dijeni për listën që kishte përgatitur Basha në zgjedhjet e 2017.

Berisha tha se, largimin e drejtuesve kryesor të PD-së nga lista në zgjedhjet e vitit 2017, e ka marrë vesh nga mendja.

‘Sali Berisha largimin e drejtuesve kryesor të PD-së nga lista në vitin 2017, e ka marrë vesh nga mediat dhe kurrë nga Lulzim Basha.

Të nesërmen i kam thënë këto fjalë; me këtë që ke bërë ti ndaj tyre, në mënyrë të pabesë, pa u thënë fare, u ndry, se pastaj e mora vesh, pa thirrur njeri.

Më tha se, më tha këshilltari izraelit që ti për tu quajtur lider duhet të heqësh ata dhe Berishës. I thashë se po të heq Berishën unë nuk mund të qëlloj më, dhe i hoqa.

I thashë që me këtë që ke bërë, me këtë padrejtësi absolute që u ke bërë, u ke dhënë atyre të drejtën të bëjnë çdo gjë kundër teje.

Unë publikisht jam shprehur se nuk kam qenë kurrë dakord me atë vendim të tij.

As ka ardhur me listë që të konsultohet tek unë, dhe e kam quajtur normale që të mos konsultohet se do të bënte ekipin e tij, jo timin’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco