‘E ktheu partinë në OJQ’/ Berisha: Basha fliste në miting 45 minuta dhe s’përmendte asnjëherë Ramën

21:27, 07/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për zhvillimet politike dhe aksionin e opozitës.

Berisha u kthye pas në kohë kur PD-në e trajtonte Lulzim Basha, duke thënë se e ktheu partinë në një OJQ duke krijuar një opozitarizëm inekzistent.

Kryedemokrati Berisha, theksoi se Lulzim Basha, po të ishte një njeri që mbante parimet dhe u dilte zot si opozitë, si dhe nuk mendonte pazaret e pushtetit, gjërat nuk do kishin rrjedhur kurrë në këtë mënyrë.

‘Mbidheshim në miting, fliste 45 minuta dhe nuk përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. Nuk e përmendte asnjëherë. Dhe i thosha unë në fillim, Lul kjo nuk ecën se këta njerëz që vijnë këtu vijnë që të sulmosh Edi Ramën, nuk vijnë për të dëgjuar...Jo unë kështu e kam thoshte, mir thosha unë kështu e ka’, u shpreh Berisha në Çim Peka Live.

Berisha: Shifja një tendencë trajtimi si OJQ dhe ndjeja një keqardhje për veten time. E trajtonte partinë si të ishte një OJQ. E shifja që ishte një lloj opozitarizmi inekzistent. Unë prisja që të shprehej partia për gjërat që ndodhnin, nuk shprehej. Një herë dy herë pesë herë dhe pastaj unë vazhdoja me mënyrën time të pavarur se nuk isha unë shefi i zyrës së shtypit të PD që të merresha me marrëdhëniet me publikun.

Gjykoj se po të ishte një njeri që mbante parimet dhe u dilte zot si opozitë, nuk mendonte pazaret e pushtetit, mendoj se gjërat nuk do kishin rrjedhur kurrë në këtë mënyrë.

Mbidheshim në miting, fliste 45 minuta dhe nuk përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. Nuk e përmendte asnjëherë. Dhe i thosha unë në fillim, Lul kjo nuk ecën se këta njerëz që vijnë këtu vijnë që të sulmosh Edi Ramën, nuk vijnë për të dëgjuar...Jo unë kështu e kam thoshte, mir thosha unë kështu e ka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco