VIDEO/ Berisha-Vangjelit: Argita Malltezi, nuk do të jetë ajo që do garojë me të atin e saj

21:16, 07/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, i pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të PD, është shprehur se, nuk do të jetë ajo që të garojë me të atin e saj.

‘Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%.

Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.

Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.

E vetmja gjë që  nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj.

Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco