Lajthit deputetja e Lulit, quan deputetët demokratë zagarë

Lajthit deputetja e Lulit, quan deputetët demokratë zagarë

19:40, 07/12/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Lulzim Bashës, Flutura Açka, është nxehur keq pasi u shfaq në Kuvend për të plotësuar kourumin e qeverisë në seancën ku u votua projektbuxheti i vitit 2024.

Açka nuk është përmbajtur dhe ka shfrenuar gjuhën dhe në një postim të saj në rrjetet sociale shkruan Doktor, mblidhi zagarët.  

Me pretendimin se shkoi në Kuvend për të votuar kundër projektbuxhetit me karton dhe jo në heshtje apo kinse, por që në të vërtetë ka shkuar aty si vegël për të plotësuar kuorumin që i duhej Ramës për buxhetin e vjedhjes së shqiptarëve.

“Doktor, mblidhi zagarët!

Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deptete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton.

Dhe këtë do ta bëj me bindje, edhe sikur të jem fare vetëm!”, shkruan Açka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco