Analisti kap ngushtë Ramën për zyrtarët e korruptuar/ ‘Nuk jam këtu, të tregoj kush ha dardha dhe kush jo”

Analisti kap ngushtë Ramën për zyrtarët e korruptuar/ ‘Nuk jam këtu, të tregoj kush ha dardha dhe kush jo”

00:05, 07/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Lutfi Dervishi ka zënë ngushtë kryeministrin Edi Rama, duke e peyur nëse ka vendsour mekanzima për të zbuluar zyrtarët e përfshirë në korrupsion.

I ftuar në emisionin “Debat”, Rama është shprehur se nuk merret me hetimet dhe se kush ha dardha dhe kush jo.

Ai shton se reformimi dhe transformimi i një ngrehine të shkatërruar nga të gjitha anët nuk mund të trajtohet në një periudhë 10-vjeçare.

 “Më gjej një pikë të detyrave të mia që unë të merrem se kush ha dardha dhe unë nuk e kam zbatuar. Unë nuk jam këtu për të marrë nën hetim njerëzit. Unë nuk jam këtu kush ha dardha dhe kush nuk ha dardha.

Duhet të kuptoni një gjë se reformimi dhe transformimi i një ngrehinë të shkatërruar nga të gjitha anët, nuk është një çështje kaq e thjeshtë dhe trajtohet dhe zgjidhet brenda një periudhe 10 vjeçare. Nëse t’i vazhdon përmirësimin, patjetër që do të ndodhin nga këto.

Gjëja që ne kemi bërë ka qenë që të adresojmë krahas reformës në drejtësi të adresojmë sistemet. Kemi bërë progres, por ka shumë punë për të bërë që ta shkëpusim individin nga monopoli i vendimmarrjes”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco