Deputetët e opozitës bllokohen nga Garda  e Nikollës, ‘shpërthen’ Bardhi: Mos e prek me dorë!

Deputetët e opozitës bllokohen nga Garda e Nikollës, ‘shpërthen’ Bardhi: Mos e prek me dorë!

09:32, 04/12/2023
A+ Aa A-

Tensione në hyrje të Kuvendit, teksa sot mbahet seancë plenare. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.

“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët të cilët me urdhër të Ramës kanë zënë dyert e kuvendit.

Sakaq në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në FB, dëgjohet Bardhi që flet me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!, ndërsa e ka fjalën për Nokën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco