VIDEO/ Neza: Kuvendi konfirmoi strategjinë që PD ka ndjekur në parlament

16:45, 02/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të folur mbi zhvillimet e fundit në PD ishte gazetari, Sami Neza.

Neza është shprehur se Kuvendi i Partisë Demokratike rikonfirmojë vijimin e strategjisë që ka gjetur grupi parlamentar i PD dhe se kjo lëvizje do të duhet të shtrihet dhe në bazën e saj.

"Kuvendi i Partisë Demokratike rikonfirmojë vijimin e strategjisë që ka gjetur grupi parlamentar i PD në parlament që është pika dhe fokusi i punës së opozitës rezistenca ndaj qeverisë dhe bllokimit të të gjitha iniciativave të garantuara nga kushtetuta në parlament i opozitës.

Megjithatë konfirmimi i saj nga kuvendi i jep dhe një autoritet më të lartë kësaj lëvizje duke e lehtësuar procedurialisht për të qarkulluar jo vetëm në institucionet si parlamenti por edhe për tu implemetuar nga nivelet e mesme dhe të ulëta të PD por dhe në bazë.

Mendoj se duhet ta pranojmë se ka një vështirësi e PD që të qarkullojë mesazhin e saj drejt qytetarëve dhe akoma nuk është kapërcyer ajo diferencë ose ajo pikë ndarje të PD e cila prej disa vitesh ka qenë e paqartë dhe e ndarë dhe është e përfshirë në dy aksione dhe e ndarë në dy pjesë ku njëra është përballimi që vjen nga mazhoranca prej dy viteve të fundit."

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco