Salianji për Kuvendin e PD: Korrigjimet të pamjaftueshme, duhet bashkim

Salianji për Kuvendin e PD: Korrigjimet të pamjaftueshme, duhet bashkim

14:37, 02/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se opozita e ka jetike transformimin rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten

“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!

Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!”, shprehet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco