'Kosova, projekt i përkohshëm', Kurti thotë se Aliu deklaratën e bëri në një emision festiv për 28 Nëntor

'Kosova, projekt i përkohshëm', Kurti thotë se Aliu deklaratën e bëri në një emision festiv për 28 Nëntor

11:00, 01/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë”.

Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, “më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së flamurit dhe pavarësisë, 28 nëntorit”, njofton Klankosova.tv.

Kurti nuk pranoi që të komentojë më gjatë në lidhje me këtë, pasi tha se në Gjilan janë për punët të cilat po bëhen për qytetarët atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco