'Vjedhje ordinere'/ Gjokutaj: Rast unik! VKM për një person! Bolino ka, Rama na! Ja shkeljet ligjore

21:47, 29/11/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për mënyrën se si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja në Tiranë.

Gjokutaj e ka quajtur një rast unik për sa i përket vendimmarrjes nga ana e qeverisë së Edi Ramës, pasi është bërë një VKM vetëm për një person, duke e cilësuar si një vjedhje të hapur.

Gjokutaj: Rasti është unik, në mënyrën si është konceptuar, ideuar, si ka ecuar, ka evoluar. Këtu nuk kemi dy standarde, kemi dy trajtime kriminale të pronarëve, trajtim kriminal i pronarit real dhe trajtim kriminal i pronës, e cila i jepet një pronari fiktiv. Këtu ka shkelje të ligjit të administrimit të territorit, këtu kemi shkelje të karakterit penal, kemi shkelje të kodit civil, pra këta nuk kanë ditur se çfarë kanë bërë. Bolino ka dhe Rama na, në çdo moment, sepse nuk mund të ketë një procedurë të tillë me qera godinash, pastaj ndërtohet merret leje ndërtimi dhe do të privatizohet më mbrapa.

Dhe më tej interesante do të jetë se çfarë çmimi do të ketë ky privatizim dhe kujt do ti referohen, godinës së re apo në kohën që e kanë marrë se këta janë mjeshtra.

Ky është një ligj, një VKM për një person. Kjo është vjedhje më ordinere, vjedhje e hapur ditën për diell.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco