VIDEO/ Mustafa: Albin Kurti s’duhet të pranojë asociacionin e propozuar në Ohër, u jep serbëve autonomi

21:25, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se Albin Kurti nuk duhet të pranojë asociacionin siç është propozuar në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.

Sipas Mustafës në këtë draft të propozuar në pikën 7 u jepet autonomi serbëve në Kosovë.

Unë nuk e shoh vullnetin e tij që asociacioni të bëhet. Ai e ka mirë nëse nuk e bën asociacionin sipas marrëveshjes së fundit të Brukselit dhe Ohrit sepse ky nuk është asociacion.

Me pikën 7 të marrëveshjes në jemi futur në procesin e autonomisë së serbëve në Kosovës. Jo vetëm që përngjan, por në pikëpamje të përmbajtjes është autonomi e serbëve, sepse ata veprojnë si qenie autonome brenda Kosovës, që nuk e ka parashikuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe do të ishte shumë e vështirë të kontrollohen më vonë.

Ata kanë të drejtë që të menaxhojnë fusha të veçanta jashtë ndikimit të pushtetit qendror dhe të jenë palë kundrejt pushtetit. Kjo është mjaft e ndjeshme’, - tha Isa Mustafa në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco