VIDEO/ Isa Mustafa: Asociacioni i komunave ekziston në Kosovë, e kanë bërë vetë serbët

21:08, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka folur në lidhje me procesion e asociacionit të komunave serbe.

Sipas Mustafës ky asociacion është bërë nga vetë komunat dhe nuk ka kompetenca ekzekutive, por vetëm si një shoqatë.

‘Në vitin 2013 është ratifikuar marrëveshja për asociacionin në Kuvendin e Kosovës me 80 vota dhe me ratifikimin e saj është bërë ligj, një detyrim për Kosovën, ndryshe siç ka ndodhë në Serbi, e cila nuk ka ratifikuar asnjë marrëveshje.

Unë pasi u bëra kryeministër vazhdova të punojë mbi bazën e ligjit dhe implementimin e marrëveshjes së parë. Kemi arritur në një dokument në lidhje me parimet.

Ne kishim një asociacion që e kishin bërë në mënyrë vullnetare vetë komunat, por jo që qeveria të bëjë një asociacion si një mekanizëm të veçantë.

Kërkova në Bruksel që Gjykata Kushtetuese që të bëhej arbitër kryesor.

Tani po flas për asociacionin që ekziston në Kosovë,  që është si një organizatë jo qeveritare, se sa që ka kompetenca të tjera.

Marrëveshja që kemi bërë në Bruksel lidhet me parimet, jo marrëveshje për asociacionin. Sepse për themelimin e asociacionit ka vendosur marrëveshja e vitit 2013. Dokumenti i vitit 2015 ka qenë një lloj dokumenti i ndërmjetëm, i cili nuk e themelonte asociacionin, por tregonte se cilët rrugë duhet të ndiqen për themelimin e asociacionit. Presidentja e çoi atë në Kushtetuese dhe gjykata vlerësoi se disa pjesë të atij dokumenti nuk janë plotësisht në frymën Kushtetuese. Nuk ka pasur vendim të gjykatës kushtetuese për rrëzim të dokumentit, por nuk janë krejtësisht në frymën e Kushtetutës.

Gjykata atëherë vendosi që asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së parë dhe prej atëherë është insistuar që të themelohet asociacionin’, tha Isa Mustafa në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco