Skandali me Drejtësinë e re/ Neza: Po bëjnë politizim, s’u takon gjyqtarëve të bëjnë raporte

18:49, 27/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv  komentoi skandalin në të cilën është përfshirë Drejtësia e re duke gjyqtarët nuk kanë të drejtë të bëjnë raporte.

Neza është shprehur se e pakta që mund të presim nga  Drejtësia, të jetë në nivelin e demokracisë.

“Unë i shoh në të gjitha rastet kur drejtësisë i është dashur të gjykojë çështje që kanë lidhje me politikën dhe kanë dështuar ta vendosin veten në një pozicion të  një institucioni të pavarur ashtu siç presim nga drejtësia në përgjithësi. Edhe vetë fjala e kryetares së Gjykatës Kushtetuese për mua përbën një diskurs  i cili nuk i takon një gjyqtari, çfarëdolloj niveli ta elaboroj, aq më tepër në një sallë kuvendi apo qoftë edhe në një vend publik.

Zgjedhja për të bërë analizën e raporteve të gjyqësorit me politikën, aq më tepër për të gjykuar pozicionin e politikës në përgjithësi  është e tepruar dhe është një pozicion që nuk u takon gjyqtarëve që ta bëjnë këtë gjë. Mund ta  bëjnë analistët e gjyqësorit, mund ta bëjnë njerëz që për arsye të ndryshme, por kur këto vijnë për gjyqësorin  në një farë mënyre këto e  zhveshin gjyqësorin  nga ajo që neve presim që të shohim, një farë imunizimi rreth e rrotull vetes nga ardhjet e politikës.

Ne presim nga drejtësia të paktën të jetë në nivelin e  demokracisë. Në fakt kjo që po them unë sërish është një pozicion i gabuar për drejtësinë. Drejtësia në çfarëdolloj niveli që të jetë ai është çelësi i fundit që kërkojmë për të shpëtuar nga problematikat e mëdha që ka një vend.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco