Rama përpiqet të justifikojë marrëveshjen me Melonin: S’jam i sigurt që do vijnë 3000 persona në muaj

18:24, 27/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është përpjekur sërish edhe këtë fillim javë që të justifikojë marrëveshjen e firmosur me homologen e tij italiane, e cila parashikon ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Në një kohë që pakti me Melonin u firmosë pas asnjë transaprencë, Edi Rama u ankua se marreveshja kundërshtohet për shkak të paragjykimit të Shqipërisë e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

SYRI TV

Kreu i qeverisë Edi Rama është përpjekur sërish të justifikojë marrëveshjen e firmosur me kryeminsitren italiane Georgia Meloni, e cila parashikon ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri, me një kapacitet prej 36 mijë personash në vit. Ndërkohë që pakti me homologen Italian u nënshkrua pa asnjë transparencë, Rama u ankua se marrëveshja kundërshtohet për shkak të paragjykimit të Shqipërisë e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Është një qendër dhe është një tjetër terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zviceriane, që do të thotë çdo muaj do të  përpunohen 3000, që do t’u lënë vendin 3000 të tjerëve dhe që gjatë vitit do të shkojnë në 36 mijë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurtë megjithatë edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje  do të ketë vetëm 3000 vende. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret që BE ka hartuar për mënyrën se si duhet të jenë kto qendra e si duhet të funksionojnë. Në të njëjtën kohë, marrëveshja është 100%  në kuadrin e së drejtës së BE e kritereve të së drejtës ndërkombëtare për këtë çështje. Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë, është një dhe e vetme; Shqipëria nuk është anëtare e BE. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe vendi tjetër të BE, askush nuk do të kish humbur një minutë për t’u marrë me të, e jo më për të folur me të, por mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve, të cilët nuk janë anëtarë të Bashkimit Europian, ndërkohë që vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë, ne nuk jemi. Kështu që thjesht i shoh të gjitha këto komente e të gjitha këto kritika me një lloj keqardhjeje..

Keto komente shefi I qeverise shqiptare I beri gjate një bashkëbisedimi në Këshillin e Atlantikut, ku foli për situatën në rajon e Ballkanit.

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco