SYRI TV/ Nga Prishtina në Tiranë, Erzen Zyberaj 260 km vrapim në nder të 28 Nëntorit

18:06, 27/11/2023
A+ Aa A-

Në nder të festave të nëntorit atleti Erzen Zyberaj do të përshkojë 260 kilometra vrapim nga Prishtina drejt Tiranës. Ai ka thënë se përmes këtij vrapimi do nderojë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne të festojmë 28 Nëntorin në liri. Të shumta kanë qenë edhe urimet nga të afërm të atletit dhe persona të njohur.

SYRI TV

Në prag të 28 nëntorit, Shqipëria dhe Kosova përgatiten për të shënuar ditën më të madhe të Kombit Shqiptar. Por shumë të veçanta janë edhe nismat personale që shqiptarët ndërmarrin në nder të festave kombëtare. I tillë është rasti i atletit Erzen Zyberaj, i cili këtë të hënë të 27 nëntorit niset nga “Sheshi Skënderbeu” në Prishtinë, për të arritur në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë më 28 nëntor. Në nder të festave të nëntorit ai do të përshkojë këtë rrugë duke kryer 260 kilometra vrapim.

“28 Nëntori është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Prandaj, 28 Nëntori nuk është thjeshtë vetëm një festë e ditës së flamurit kombëtar dhe i pavarësisë së Shqipërisë, por është edhe një amanet, një betim për të qenë gjithmonë të mbrojtur me idealin kombëtar, që shqiptaria dhe shqiptarët të ndihen të lirë, krenarë dhe Zot në trojet e veta. SHQIPËRI unë po vij”- ka shkruar në rrjetet sociale në fillim të nëntorit atleti Zyberi, duke thënë se çdo hap i tij përmes këtij vrapimi do i nderojë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne të vrapojmë dhe festojmë 28 Nëntorin në liri.

Të shumta kanë qenë edhe urimet nga të afërm të atletit dhe persona të njohur, mes tyre edhe Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, që i uroi rrugëtim të mbarë atletit Erzen Zyberaj, duke e cilësuar vrapimin e tij një shprehje të vërtetë të dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco