VIDEO/ Kedhi: Ideologjia e djathtë po fiton terren, qeveritë e majta kanë dështuar

16:54, 27/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar ndryshimet politike si pasojë e krizës ekonomike në Europë por dhe botë ishte eksperti i ekonomisë, Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se ideologjia e djathtë po fiton terren pas dështimit të qeverive socialiste dhe krizës ekonomike që ata po prodhojnë.

"Zgjedhja e dy liderëve në Holandë dhe Argjentinë ka krijuar idenë se e djathta po vjen në pushtet në Europë dhe në botë, në Itali ndodhi para një viti dhe në Spanjë partia e parë doli e djathta.

E gjithë ky marshim përpara e forcave të djathta vjen si reagim i popullsive të këtyre vendeve se e ndjejnë veten më të pasigurt dhe është reagim ndaj emigracionit të jashtëligjshëm dhe hapjes së portave evropiane për një numër shumë të madh njerëzisht që nuk dihet nga vijnë.

Modeli socialist ekonomik i përdorur vitin e fundit në europë si taksat e larta, shpenzimet e mëdha qeveritare dhe rritjen e inflacionit  dhe të gjitha këto veprime të papërgjegjshme ekonomike që nga e majta janë quajtur si zgjidhja ekonomike ka dështuar totalisht."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco