KAFE SHQETO/ Nesho: Kuvendi po manipulohet nga kukulla, regjimi Rama po përdor diasporën

10:43, 24/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në syri tv ishte Agim Nesho,  ish ambasador. Ai ka komentuar gjatë bisedës zhvillimin e Samitit të Diasporës në Tiranë dhe se çfarë fshihej pas këtij aktiviteti të organizuar nga Rama.

“Kemi një qeveri që planin për diasporën e vlerëson me 1 milionë dollarë. Sa për ta kuptuar kjo është sa 3 për qind të shpenzimeve që bën me aeroplanin e tij “Sulltani shqiptar”. Kur diaspora ka nevoje si për të ruajtur gjuhën e saj si për tu organizuar. Sepse mund të krijohen edhe grupe presioni për të mbrojtur interesat shqiptare. Asnjë nga këto nuk është në këto strategji.

Samiti, nuk ishte asgjë më tepër se sa një shoë i madh.

Aty nuk pamë asnjë mendim që Shqipëria është një nga vendet me të kapura e ku demokracia po vdes. Pjesëmarrësit u manipuluan si kukulla nga Rama. Regjimi përdor diasporën për qëllimet e saj. Nuk mund të përdoret asnjëherë diaspora. Ndërkohë që Shqipëria po përdoret nga oligarkët dhe Rama.

Kjo diasporë e parë nga këndvështrimi i rilindjes është thjesht një dekor për rilindjen sa herë që i duhet. Këtu pamë se Rama tha çmime edhe për njerëz që në fakt duhet te vlerësohen si kontribuues të çështjes shqiptare por që nuk janë siç ishte Abazoviçi... i cili i tha Ramës babai i kombit.

Kjo shfaqje ishte për të treguar se Ramën e kemi ta ndjekim...”.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco