Saraçi: Kryeministrin nuk e shqetësojnë qëndrimet e ndërkombëtarëve, ka gjetur forma të tjera komunikimi me ta

21:46, 22/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në Task Forcë në Syri Tv, komentoi krizën në Kuvend dhe sensibilizimin i SHBA-ve.

Saraçi u shpreh se për mazhorancën deklaratat e ndërkombëtarëve nuk janë aspak shqetësuese pasi vetë kryeminsitri ka siguruar forma të tjera komunikimi me ta, siç është rasti me Melonin, mbi sjelljen e refugjatëve në Shqipëri, vendime që i kushtojnë popullit shqiptar.

Deklaratat e ndërkombëtarëve s'i kanë bërë asnjëherë përshtypje mazhorancës, sepse duhet të kujtojmë se dhe deklaratat e ndërkomëbtarëve vijnë disa ditë pas progres raportit.

Me një dokument zyrtar ku Bashkimi Europian thotë dhe pak më fort ato që dhe ambasadat thonë në vendin tonë.

Dhe kryeministrin nuk e shqetësojnë këto sepse ai ka gjetur forma të tjera të marrëdhënieve me ndërkombëtarët, me aleatët , me kancelaritë e huaja që mund të kenë dhe një kosto për vendin tonë, siç është rasti me refugjatët.

Pra, kryeministri e ka kthyer këtë vend me një çiflig ku nuk i bën përshtypje, madje të sjellim në vëmendje, ka pasur dhe në të shkuarën situata të tilla, si për shembull për normalizimin e zgjedhjeve, për ndryshime kushtetuese e të tjera me radhë, dhe kur vjen puna kryeminstri pardje i ka shkelur me të dyja këmbët.

Pra, pjesa e reagimeve ndërkombëtare vlen më shumë për atë pjesë të shoqërisë dhe të politikës që mendojnë se zgjidhja do vijë nga jashte, dhe ata të kuptojnë këtë pjesën se dhe ndërkombëtarët në këtë rast mendojnë ndryshe nga çfarë po ndodh në Kuvend.

Nga ana tjetër duhet parë kështu opozita dhe gjithë opozitarët nuk duhet të presin nga reagimi ndërkombëtar do jetë pro apo do jetë kundër, opozita është ajo që duhet të kërkojë të drejtat e veta kushtetuese deri në fund sa t’i arrij.

Në momentin që opozita do t’i marrë si të mirëqena se ''shiko se ne tani kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ja hodhëm’’ , kjo nuk është e mjaftueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco