Kriza në Kuvend, Bledian Koka: Protesta e opozitës ‘zgjoi’ ndërkombëtarët, reagimi  i tyre tregon reflektim

Kriza në Kuvend, Bledian Koka: Protesta e opozitës ‘zgjoi’ ndërkombëtarët, reagimi i tyre tregon reflektim

21:29, 22/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar ditën e sotme në ‘Task Force’ në Syri Televizion ka komentuar situatën kaotike të ndodhur në parlament, ku qeveria me në krye Edi Ramën po vijon përjashtimet e deputetëve të opozitës, duke sfiduar kështu haptazi SHBA dhe BE.

Koka u shpreh se ambasadori gjerman kërkon që jo vetëm t’i jepet opozitës e drejta e komisioneve hetimore, por edhe dhënia e të drejtave që po i mohohet opozitës parlamentare.

Deklarata e tij:

 ‘Unë mendoj që reagimi në vetvete i ndërkombëtarëve nga ajo që kemi përcjellë këto dy vitet e fundit, minimalisht tregon një lloj refektimi në vetvete sepse duhet thënë që gjatë gjithë kësaj kohe presioni është mbajtur tek opozita reale.

Madje unë pashë edhe dy qëndrime, ku ishte shumë herë më i ashpër qëndrimi i faktorit ndëkombëtar europian me Londrën dhe ambasadorin gjerman që kërkonte që jo vetëm t’i jepet e drejta opozitës të drejtën e komisioneve hetimore por edhe dhënien e të drejtave që po i mohohen opozitës parlamentare për të ekzistuar si e tillë dhe thelbi është zgjedhja e një kryetari grupi siç ka ndodhur gjatë kësaj kohe.

Ndërkohë reagimi amerikan personalisht mu duk më i butë, më asnjëanës e gati-gati i sforcuar pasi nuk ishte një reagim i drejtpërdejtë i ambasadës, por ishte një reagim i kërkuar nga Zëri i Amerikës.

Ajo që e mori spunton e parë ishte ambasada britanike, dhe kjo më habit shumë se përse britanikët e bënë këtë reagim sepse ata nuk janë shquar ndonjëherë për këto reagimet e forta dhe ndërhyrjen në politikën tonë. Ndoshta ka qenë një zgjedhje e Shteteve të Bashkuara se atë që nuk donin ta thonin vetë e thanë përmes Britanisë.

Unë mendoj që ka diçka që nuk ka ndodhur mes Edi Ramës dhe qeverisë edhe pse nuk ka nddonjë ndryshim shumë të madh ndërmjet këtyre termave, sepse qeveria është Edi Rama dhe anasjelltas.

Po ta shikoni ndërkombëtarët japin mesazhe kur cënohen interesat e tyre. Unë mendoj se nëse ndërkombëtarët reagojnë vetëm atëherë kur ‘i vihet flaka gjëse’ atëherë është shumë vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco