VIDEO/ Strazimiri: Nuk pres ndonjë gjë nga trupi diplomatik. Shoqëria shqiptare duhet të ngrihet në këmbë

21:21, 22/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar mesazhet e djeshme dhe të sotme të diplomacisë perëndimore në lidhje me zhvillimet në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Strazimiri u shpreh se, nuk pret ndonjë gjë të madhe nga trupi diplomatik, por duhet të jenë shqiptarët ata të cilët duhet të ngrihen në këmbë.

‘Kuvendi nuk po funksionon, qeveria e ka vendosur të funksionojë në kushte virtuale. E vetmja gjë që është reale në të gjithë skenën politike shqiptare, më në fund është opozita. Fakti që kemi demokraci virtuale, sigurisht që sjell dhe pasoja të tjera në një vend të NATO, që është një aleancë më shumë se ushtarake, sepse shpërnda demokraci nëpër botë.

Një vend aleat i NATO-s, që rreshket në një demokraci virtuale me një qeveri që refuzon të kontrollohet, edhe pse Raporti i KE-së thotë se e drejta për të hetuar me komisione hetimore, garantohet nga kushtetuta për opozitën ky është një sinjal alarmi.

Unë personalisht nuk pres asnjë gjë nga trupi diplomatik, i falënderoj me vëmendjen me të cilën e ndjekin dhe gjejnë kohë e thonë fjalë për situatën në Shqipëri.

Sinjali i alarmit duhet të prekë shqiptarët, të cilët duhet të ngrihen në këmbë e të kuptojnë se kur liritë kthehen virtuale, nuk ka më liri.

Opozita e vetme nuk mjafton. Opozita e vetme në një sallë parlamenti, ku deputetët po detyrohen të mbrojnë me trup kushtetutën të vetmin ligj të të papushtetshmëve, sepse të gjitha ligjet e tjera janë të qeverisë. Por kjo nuk mund të mjaftojë, shoqëria duhet të ngrihet në këmbë’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, Gent Strazimiri.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco