Berisha: Gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin parlamentit pushtetin, si dikur Sigurimi i Shtetit

Berisha: Gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin parlamentit pushtetin, si dikur Sigurimi i Shtetit

19:46, 22/11/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar gjykatës dhe prokurorë si mercenarë të qeverisë socialiste.

Në takimin e diskutimit të buxhetit 2024, Berisha theksoi se këta mercenarë i marrin parlamentit pushtetin, si dikur në zyrat e Sigurimit të Shtetit.

Berisha: Ju i përmendët shumë mirë sektorët tuaj dhe unë nuk do ndalem që t’i citoj më, por unë jam këtu tek ju për t’u ndalur në një aspekt tjetër tonin si intelektualë.

Ne jemi zanatçinj, profesionistë dhe të gjithë e duan profesionin e vet.

Por sot më shumë se kurrë, duhet t’ju rikujtoj ju dhe çdo intelektuali shqiptar, të mos harrojë kurrë se thelbi i vërtetë i yni është avokatia për interesin publik.

Çfarëdo profesioni që të kemi dhe në çdo pozicion që të gjendemi. Ne duhet të kemi parasysh se roli ynë, se thelbi ynë është mbrojtja e interesit publik.

Do dal te zoti Luma, nuk ka liri, tha.

Nëse shohim sot, problemin më madhor të shoqërisë shqiptare, qëndron pikërisht në këtë fakt tragjik.

Unë ftoj çdo intelektual të ndalet tek skenat që zhvillohen në parlament.

Një grup deputetësh të opozitës, qëndrojnë në një mosbindje civile sepse aty, ai që sundon sot këtë vend, në mënyrën më të inkriminuar, ai u ka privuar atyre të drejtat themelore kushtetuese.

Po kur deputetëve u mohohen të drejtat themelore kushtetuese, të harrojnë qytetarët se kanë të drejta të vërteta. Të harrojnë intelektualët se ekziston liria intelektuale, se ekziston liria akademike, se ekziston liria si e tillë.

Ju i ndiqni skemat. Çfarë kërkojnë deputetët aty? Kurrë, që nga rrëzimi i diktaturës, nuk ka pasur kërkesa të tilla. Kërkojnë t’u respektohet e drejta e tyre kushtetuese për të ngritur komisione hetimore parlamentare, në emër tuaj. Në emër të transparencës për qytetarët.

Sot të përndjekurit politikë në këtë buxhet, kanë gjithsej 11 milionë euro. Edi Rama me ‘Ismailin’ e tij në dy vite ka harxhuar 22 milionë euro. Prandaj nuk pranon kurrsesi të hetohet.

Ne nuk mund të vazhdojmë më tutje.

Sot, absolutisht njëlloj si në diktaturë, se diktatura nuk është se nuk kishte ligje, kishte parlament, kishte komisione parlamentare, kishte kryetar parlamenti. Por diktatura thoshte se Shqipëria është diktaturë proletariati dhe ishte Sekretari i Parë ai që është i gjithëfuqishëm. Kurse Kushtetuta jonë thotë se ne jemi republikë parlamentare.

Dhe në këtë vend dhe në këtë kohë, gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin parlamentit pushtetin. I marrin pushtetin parlamentit.

Imagjinoni se cila është situata. Kushtetuta përcakton atribut parlamentin, kurse mercenarët në prokurori dhe gjykata, njëlloj si dikur në zyrat e hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, vendosin për atë që duhet të vendosë parlamenti.

Ua them këtë për të kuptuar se në çfarë situate dramatike është Shqipëria sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco