‘Herë tjetër të sjellin ushtrinë me kallash’, Nallbati pas incidenteve në Kuvend: Nuk tërhiqemi!

‘Herë tjetër të sjellin ushtrinë me kallash’, Nallbati pas incidenteve në Kuvend: Nuk tërhiqemi!

15:12, 22/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Bledjon Nallbati ka komentuar atë që ndodhi në seancën e shkuar në Kuvend, ku salla u mbulua nga tymi e flaka. Ai, i cili ishte dhe deputeti që ndezi flakadanin i cili mori flakë, u shpreh se flaka ishte një incident.

Sipas tij nuk do të ketë zhvillim seance në mënyrë normale, nëse mazhoranca nuk do të plotësojë kërkesat e tyre. Nallbati tha se mazhoranca duhet të respektojë të drejtat e opozitës, dhe vetëm nëse ndodh kjo mund të qetësohet aksioni i opozitës.

“Sigurisht që flaka ishte simbolike, është një flakadanë që lëshon tym, pavarësisht se mori flakë në një moment. Ishte një incident le të themi. Çështja është çmenduria e kësaj qeveria që vazhdon ta lerë Kuvendin në atë gjendje.  A jam unë i gatshëm ta vazhdoj këtë aksion deri sa të na njohin të drejtat? Unë jam pjesë e një grupi parlamentar, dhe aty është marrë vendimi që kjo do vazhdojë deri sa mazhoranca të respektojë të drejtat tona. Këta kanë vendosur të na shtypin me dhunë? Do ta shikojmë pra deri ku do të arrijnë ata dhe deri ku do të arrijmë ne.

Të sjellin ushtrinë më mirë, me kallash, ta kthejnë në juntë….”, u shpreh ai me ironi. “Nëse mazhoranca ka pretendime për objektin e hetimit dhe prandaj nuk pranon ngritjen e Komisioneve, jemi të gatshëm të diskutojmë për objektin”, tha ai lidhur me deklaratën e bërë nga PS, për arsyen se përse nuk pranojnë kërkesën e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco