‘Respektimi i demokracisë, kusht absolut’, Ministri i Jashtëm grek: Kam informuar BE për 'Belerin'

‘Respektimi i demokracisë, kusht absolut’, Ministri i Jashtëm grek: Kam informuar BE për 'Belerin'

14:53, 22/11/2023
A+ Aa A-

Në fjalën e mbajtur dje nga ministri i Jashtëm i Greqisë në “Thessaloniki Summit” samitin e shtatë të Selanikut, për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor është referuar edhe në çështjen e Fredi Belerit duke theksuar se:

“Sot, në Bashkimin Europian, respektimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës përbën një kusht absolut, për funksionimin e çdo shteti anëtar brenda familjes europiane. Për këtë arsye, është e qartë që edhe Greqia u bën thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen parimeve bazë demokratike (acquis) të BE-së, në mënyrë që të mund të ecim përpara së bashku.

Në veçanti, më lejoni të referohem në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, duke i’u referuar çështjes së ndalimit të përkohshëm nga muaji maj të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, dy ditë para se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Shqipëri e që aktualisht ndodhet në burg.

Duke respektuar rendin e brendshëm ligjor të Shqipërisë, qeveria greke kërkoi të vetëdijshmen, çfarë nuk ka aspak të bëjë as me pavarësinë e drejtësisë dhe as me procedurat e brendshme gjyqësore të vendit fqinj. Kërkuam betimin e kryetarit të zgjedhur në mënyrë që vullneti politik i shprehur në zgjedhjet e majit të reflektohej dhe në veprim politik.

Nuk bëhet fjalë për veprim gjyqësor dhe as për ndërhyrje të jashtme. Ky është një akt administrativ, i cili duhet të zbatohet dhe është respektimi i duhur i të drejtave civile dhe shtetit të së drejtës. Unë personalisht kam marrë përsipër të informoj homologët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionin Europian.

Në mjaft raste kam mundur të flas me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në nivelin më të lartë, për të shprehur këtë qëndrim të qeverisë greke. Është e qartë se demokracia nuk pranon ulje. Do të doja ta mbyllja me disa përfundime, të cilat mendoj se kanë një vlerë të veçantë në kohët e sotme të vështira.

Sepse ne po diskutojmë për një komunitet vlerash, siç është Bashkimi Europian, kur vlerat tronditen, kur siguritë janë në rrezik, kur është vërtet shumë e vështirë të bësh çdo lloj parashikimi paraprak kërkimor e rezultativ të situatave, sepse nuk je në dijeni të fakteve që do të shfaqen. Ne kemi nevojë për përpikshmëri konstante. Ne kemi nevojë për ndershmëri dhe kemi nevojë për një qasje të përbashkët ndaj parimeve bazë” ka thënë veç të tjerash ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco