Gazetari: Ja pse ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe reagimi i tyre është i imponuar

Gazetari: Ja pse ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe reagimi i tyre është i imponuar

23:11, 21/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Hysni Gurra ka komentuar reagimin e ndërkombëtarëve si ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për tensionet në Parlament.

I ftuar në ‘Ora e Betit’, Gurra u shpreh se ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe se reagimi i tyre ishte i imponuar.

Gurra: E para në planin e madh, është fatkeqësi shumë e madhë që në vitin 2023 presim se cfarë do thonë ndërkombëtarët. E dyta, ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe reagimi është i imponuar. Të vonuar sepse kjo ka 2 muaj që ndodh, po bëhen gati 2 muaj që ndodhin këto skena.

Ka të paktën 8 vjet që duket qartë qëllimi i qeveris për të asgjësuar opozitën dhe ndërkombëtarët nuk kanë folur asnjëherë. Është i imponuar sepse ky u bë lajmë në të gjitha mediat botërore. Edhe përmbajtja e reagimit është e imponuar sepse de facto kanë pranuar se kush është opozita në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco