Berisha: Nuk ka asnjë evidencë për votimin e projektbuxhetit! Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

Berisha: Nuk ka asnjë evidencë për votimin e projektbuxhetit! Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

10:16, 20/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e ka dënuar ashpër mënyrën sesi mazhoranca e Edi Ramës pretendoi se votoi sot, Buxhetin e vitit 2024,  aktin themelor të vitit në parlament. "Ata e kaluan atë brenda 7 minutash, në frikë dhe tmerr" nënvizoi ai  dhe theksoi: "Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. "

"Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të parlamentit, - u tha Berisha mediave, në dalje të Kuvendit, pasi Nikolla u detyrua ta mbyllte seancën në tymin e verdhë të flakadanëve të opozitës, që mbuloi fytyrat ministrave të qeverisë gjatë protestës. - Ju e patë vetë se si banorët e fermës së Edi Ramës, lexo "Xhorxh Oruellit", kaluan brenda 5 minutash, aktin themelor të vitit, Buxhetin e shtetit.

E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, por erdhi si një proces klandestin, i zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë.

Kështu siç nisi, ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin, në mënyrë që buxheti, akt themelor i vitit në parlament, të merrte të gjithë dimensionet që i takonin, por ata e kaluan atë brenda 7 minutash, në frikë dhe tmerr. 

E votuan, por nuk votoi askush, nuk ka asnjë evidencë për votimin, as për ndonjë gjë tjetër, përveç cicërimit si papagall të shërbëtores së Edi Ramës, Lindita Nikollës.

Kjo dëshmon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës, e cila edhe sot korri një fitore në betejën e saj pa kthim, pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre të mashtrojnë shqiptarët me vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, buxhetin e gjobës më të madhe ndaj shqiptarëve. Beteja pa kthim e opozitës vazhdon," premtoi lideri i opozitës.

"Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës"

"Mendoj se sot ishte kulmore, pasi sot nuk kaloi asgjë, - u shpjegoi Berisha gazetarëve. - Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës.

Rama po ndiqte Facebook-un tim nga dhoma.  Aty ishte kohë proteste. Unë ia numërova një për një dhe ai po ndiqte një nga një nga zyra e Lindës. Procedura e buxhetit ishte antikushtetuese, antiligjore."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco