Sterilizimi/ Zbardhen e-mailet e biznesmenit, Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit

16:31, 19/11/2023
A+ Aa A-

Ndonëse SPAK u mjaftua me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-zv. ministrin Ilir Beqja, për mosparandalimin e konfliktit të Interesit për zv. e tij, provat që ka në dorë Prokuroria janë më të rënda nga sa shpërndahen për opinionin.

Teksa dha vendimin për mbajtjen në qeli të Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt, gjyqtari Erion Bani evidentoi edhe përfshirjen direkte të Ilir Beqajt, e prova për këtë ishin komunikimet me e-mail mes zyrtarëve dhe biznesmenit dhe  nisja e procedurave fill pas kthimit së bashku nga Italia, nga ku Ilir Rrapaj solli studimin e fizibilitetit, për të cilin duket se Beqaj ishte në dijeni për shkak të vizitës që kishte pasur në atë kohë në Spitalin e Perugias.

Ish ministri i shëndetësisë ilir Beqaj e kishte përcaktuar firmën e cila do të fitonte koncensionin e sterelizimit.  Teksa një ditë më parë është marrë I pandehur për akuzën e Pabarazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, Beqaj nuk ka arritur te ndalojë konflikin e interesit.  

Teksa dha vendimin për mbajtjen në qeli të Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt, gjyqtari Erion Bani evidentoi edhe përfshirjen direkte të Ilir Beqajt, e prova për këtë ishin komunikimet me e-mail mes zyrtarëve dhe Biznesmenit dhe  nisja e procedurave fill pas kthimit sëbashku nga Italia, nga ku Ilir Rrapaj solli studimin e fizibilitetit, për të cilin duket se Beqaj ishte në dijeni për shkak të vizitës që kishte patur në atë kohë në Spitalin e Perugias.

E-maile  të njëpasnjëshme zbardhen mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, ish-zv/ministrit Klodjan Rrjepaj dhe emigrantit Ilir Rrapaj në dosjen e SPAK, duke zbardhur në këtë mënyrë skemën korruptive të koncesionit të sterilizimit.

Gjatë hetimeve është sekuestruar posta elektronike e biznesmenit Ilir Rrapaj e mes tyre janë dhe dy emaile që ky i ka dërguar zv/ministrit Klodian Rjepaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

Në email duket raporti i ngushtë miqësor mes tyre, një raport i cili ka nisur që në auditoret e fakultetit

“I dashur Fra'! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rjepaj.

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.

Gjithashtu thuhet se 52 ditë para se Ilir Beqja dhe administratori i kompanisë koncesionare “Sani Service” Admir Daca, të firmosnin kontratën koncesionare, Beqaj u ka dërguar një e-mail Klodjan Rrjepaj dhe Milva Ekonomit

“…ju lutem ndiqni me përparësi përgatitjen e kontratave për PPP respektive…”- u shkruan Beqja dy zv/ministrave, datën 11 Tetor 2015, vetëm një muaj pasi Beqja kishte shpallur fitues firmën e mikut të tij, Ilir Rrapaj.Një E-Mail tjetër që implikon Beqjan në paracaktimin e këtij koncesioni është në datën 26 Tetor 2015, kur ende nuk ishte lidhur kontrata, pasi italiani Umbro Staçini në cilësinë e administratorit të kompanisë “Tecnosanimed” dhe “U.Jet,srl” i shkruan zv/ministrit Klodian Rrjepaj.

Ky i fundit më tej këtë e-mail ja përcjell dhe e ve në dijeni ministrin Beqja. Por ky i fundit sërish përmes e-mailit ja përcjell përgjigjen Rrjepaj duke i pohuar se:”…pa ardhë përfshirja e Avokatit Shtetit, është shpejt për tu ulur për kontratë me italianët…”.

Në dosjen e SPAK thuhet se  përmes komunikimeve midis Rrrjepajt dhe Beqajt del qartë se ishin në dijeni të fituesit të koncesionit, pikërisht të njerëzve që ata kishin takuar në Itali dhe më të cilin kishin pasur komunikime të vazhdueshme, duke dalë së bashku jashtë shtetit. Por përvec mailie rezulton se Beqaj dhe fituesi i koncenasionarit kanë udhëtuar së bashku.

 “Nga këqyrja e sistemit TIMS, për të dhënat e shtetasve Ilir Rrapaj administrator i ‘Investital’, Klodian Rjepaj kryetar i Procedurës së Komisionit të Dhënies së koncesionit, Umbro Staçini administrator i ‘Tecnosanimed’ dhe një nga aktorët kryesor të Koncesionarit ‘SaniService’, Admir Daca administrator i ‘SaniService’ dhe Ilir Beqaj titullar i Autoritetit Kontraktor, del se:

– Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj, kanë hyrë në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Alitalia- Romë, në datë 15 qershor 2014.

Nga këqyrja e të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rezulton se kjo periudhë përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit”, thuhet në dosje. “Vetëm një muaj pas udhëtimit me avion, Rrapaj krijon në Prishtinë shoqërinë ‘Investital’, e cila do të bëhej më pas fituese me 40 përqind e koncesionit.

Kjo kompani u themelua gjithashtu vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i Ministrit të Shëndetësisë ‘Për ngritjen e komisionit të dhënies së koncesionit’ dhe ka pasur vetëm një të punësuar, Ilir Rrapajn”. Por udhëtimet jashtë Shqipërisë të dy drejtuesve të lartë të dikasterit të Shëndetësisë në prani të pronarëve të ‘SaniService’ vazhduan edhe pasi këta të fundit kishin fituar koncesionin e Sterilizimit, në vitin 2015.

Sipas gjykatës, këto të dhëna duhet të përbënin indicie për hetime të mëtejshme nga SPAK të veprës penale të korrupsionit. Gjithashtu prokuroria ka nisur hetim pasuror per Ilir Beqajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco