Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

14:18, 19/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se krimet e Serbisë në Kosovë, janë të pafalshme dhe të paharruar. Ai sot kujtoi Diturije Deliun, e cila ishte foshnje 95 ditëshe.

“Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 Shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes. Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë. E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi.

Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së. I kishte vetëm 95 ditë. Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.I përjetshëm është kujtimi për të”, u shpreh Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco