VIDEO/ Paratë ruse të Bashës, gazetari i ‘Mother Jones’: Kemi prova të reja, po i ndjekim

VIDEO/ Paratë ruse të Bashës, gazetari i ‘Mother Jones’: Kemi prova të reja, po i ndjekim

20:09, 17/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari i ‘Mother Jones’ Dan Friedman, revista që zbuloi për herë të parë pagesat me para ruse të Lulzim Bashës në SHBA, tha në një intervistë për Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, se ka prova të reja në lidhje me këtë çështje.

Friedman u shpreh se edhe vetë SHBA është e interesuar për ti shkuar deri në fund këtij hetimi.

‘Mënyra kryesore që na ndihmon ne është një teori që kemi. Mendoj se ishte një përpjekje e financuar prej rusëve dhe në artikull dolën dhe prova që e mbështesnin këtë. Qeveria e SHBA-së nxori raportin e inteligjencës që e mbështeti këtë teori.

Gazetari i BBC dhe gazetarë të tjerë, në raportet e tyre demonstruan se ka akoma prova të tjera të rëndësishme që kompania ‘Biata Trade’ ka qenë nën kontrollin Maxim Trofimets, i cili jeton në Moskë dhe ka lidhje dhe marrëveshje me qeverinë ruse.

Kjo është një pjesë e madhe e këtij pazëlli që thoni ju, që sugjeron, nuk mund ta vërtetojmë ende, por sygjeron që qeveria ruse ka qenë e përfshirë në këtë pagesë që arriti tek lobisti Nick Muzin në SHBA.

Mendoj se tani është duke u zbardhur kjo skemë. Duket se gruaja që përmendët ju, punonte në Moskë në emër të një personi në Moskë për të krijuar këtë kompani. Po pikërisht është ajo, dhe është e qartë tashmë se origjina është në Moskë. Por nuk është e qartë se me kë punonte Trofimeti. Mund të thuhet se ndoshta punonte për një palë tjetër dhe megjithatë ne po hamendësojmë se mund të ketë qenë shërbimi sekret rus në Kremlin.

Por kjo nuk është qartësuar, por ne do të hetojmë më tej për ta zbuluar.

Kemi të dhëna, gjurmë që duam ti ndjekim. Dua të theksoj përsëri, sigurisht që ju jeni të interesuar për palën shqiptare dhe përfshirjen e Bashës, por ky është një hetim dhe një përpjekje e madhe ndërkombëtare dhe duket se edhe SHBA janë të interesuara të dinë se deri ku ka qenë ndërhyrja ruse. Ndoshta kanë ndërhyrë në zgjedhjen e Trump në vitin 2016, apo më pas në zgjedhjet e tjera’, u shpreh gazetari i ‘Mother Jones’ Dan Friedman, në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco